Pavarësisht tonalitetit të lëkurës, mbi ç’bazë duhet ta zgjidhni atë dhe çfarë grimi ju shkon me tepër me ngjyrën tuaj të flokëve?
1. Ngjyrë çokollatë
Floktarët shpesh e quajnë ngjyra perfekte pasi nuk është as shumë e errët, as shumë e çelët, madje i jep edhe lëkurës një pamje tjetër.
2. Fijet e arta
I shkojnë kujtdo, megjithatë duhet treguar kujdes me nuancën e së artës. Për lëkurat e çelura sugjerohet e arta që anon nga bezha ndërsa për lëkurat më të errëta, ajo që anon nga qelibari.
3. Ngjyrë mjalti
Mendojeni si xhinsin e ngjyrave të flokëve: Shkon me çdo gjë. Mund të shërbejë fare mirë si bazë, ose edhe në trajtën e fijeve.
4. Ngjyra bezhë
Një ngjyrë bezhë për flokët mund të tingëllojë e mërzitshme, por nuk duken aspak të tillë. Përkundrazi, shërbejnë më së miri për të theksuar tiparet e fytyrës dhe sa më shumë të dalë rrënja, aq më mirë duken. /Telegrafi/