Telegrafi

Katër ndeshje zhvillohen në Kupën e Kosovës, vëmendja tek Ballkani – Trepça ’89

Futbolli kosovar rikthehet në aksion, por këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndeshjet e 1/8 së finales në Digitalb Kupë zhvillohen sot (e shtune) dhe nesër (e diel), ku 16 skuadrat e mbetura janë në kërkim të triumfit për të kaluar në çerekfinale.

Katër ndeshje mjaftë interesante janë paraparë të zhvillohen ditën e sotme, ku vëmendja është në Therandë.

Kampioni vjeshtor i Superligës së Kosovës, Ballkani do të jetë nikoqir i finalistit të vjetshëm të Digitalb Kupës, Trepçës ’89.

Kjo njëherit është sfida më e interesante në këtë rreth garash pasi dy ekipet synojnë triumfin në Kupë.

Feronikeli para tifozëve të vet do të përballet me skuadrën nga Liga e Dytë e Kosovës, A &N, ndërsa në Skenderaj, Drenica pret Dardanën.

Interesant pritet të jetë edhe dueli i Viti, ku ekipi nga Anamorava do të pres Dukagjinin e Klinës. /Telegrafi/

E shtune:

Ballkani – Trepça ‘89
Feronikeli – A & N
Drenica – Dardana
Vitia – Dukagjini