Lamine Yamal nuk ka shënuar në La Liga që kur e tundi rrjetën kundër Real Madridit në tetor në “El Clasico”.
Lamine konsiderohet nga shumë si një nga taletët më të mëdhenj në botë, por mungesa e golit për një kohë të gjatë ka shqetësuar fansat e Barcelonës.
“Unë mendoj se çelësi është të mendosh për veten në përpjekje për të bërë më të mirën për ekipin dhe për ty”.
“Unë nuk jam një lojtar që shikoj shumë statistikat, luaj për të shijuar, që njerëzit të kënaqen dhe të fitojnë, padyshim që nuk i shikoj. Unë thjesht dua të shijoj futbollin tim”, deklaroi Lamine.
Lamine ka shënuar 11 gola dhe 16 asistime deri më tani këtë sezon, duke qenë kyç te Barcelona.
Barcelona ka marr vendin e parë në La Liga këtë javë pas mposhti Real Sociedadin, ku tani është lider me 57 pikë. /Telegrafi/