Zgjidhje ideale për raste afariste dhe për raste relaksimi
Atletet sezoneve të fundit kombinohen me të gjitha veshjet, ndërsa kombinimi i fustanit dhe i atleteve bën pjesë ndër rrobat më të rehatshme dhe më elegante!
Megjithatë, nuk shkojnë bash të gjitha modelet e fustaneve me çdo model atletesh. Prandaj po ju prezantojmë katër kombinime të përsosura! – transmeton Telegrafi.
1. Fustani i thurur dhe atlete të bardha
Fustani i butë dhe i ngrohtë i thurur është zgjedhje e shkëlqyeshme për periudhë kalimtare. Më së miri shkojnë me atlete të bardha, mirëpo kujdesuni të shmangni modelet tepër “jo të rrafshëta”.
2. Fustani-bluzë dhe atletet elegante
Kjo është zgjidhje ideale si për raste afariste ashtu edhe për relaksim.
3. Fustani me bretela dhe atlete të thella
Ky fustan romantik i vajzave kërkon ekuivalent femëror. Atletet e thella në ngjyrë të përshtatshme janë zgjedhje e qëlluar!
4. Fustani me supore dhe atlete me lara
Fustani elegant me supore, kryesisht nga materiali shkëlqyes, më së shumti do të ngazëllejë në kombinim me atletet me lara dhe ngjyra gazmore. Modeli femëror e shndërron këtë fustan në zgjedhje të përsosur për mbrëmje, jo vetëm për variante ditore dhe afariste. /Telegrafi/