Site icon Telegrafi

Katër modele flokësh për në zyrë

Ky është rasti tipik që u përsëritet të gjitha femrave, pa përjashtim, por sigurisht, e ka një zgjidhje.

Në fotot e mëposhtme ke 4 stile flokësh të thjeshta që ndoshta do të të ndihmojnë çdo mëngjes. Janë të përshtatshme për ço lloj veshjeje dhe do ta shohësh shumë shpejt rezultatin edhe me kohën, shkruan revistaclass. Ah, për ditën e pestë? Epo, një model i ndërmjetëm!

Flokë të lëshuar me njërën anë me një onde të madhe, ndërsa pjesa tjetër e hedhur pas veshit si Lauren Conrad.

Flokë të mbledhur bisht mbrapa si Shailene Woodley.

Flokë gjysmë të mbledhur, pak të gufuar lart në formën e një berete si Emmy Rossum.

Flokë të ndarë me vizë në mes, të shtrënguar dhe të mbledhur mbrapa si Diane Kruger.

/Telegrafi/
 

Exit mobile version