Coca-Cola është një nga brendet më të mëdha dhe më të njohura në botë.
Vetëm brenda dite konsumohen 1.7 miliardë shishe anë e mbanë botës, transmeton Telegrafi.
Por, qoftë nëse jeni në mesin e atyre 1.7 miliardë njerëzve apo jo, do të befasoheni nga përdorimet alternative të kësaj pije, qoftë si produkt bukurie apo si produkt shtëpiak.
Coca-Cola si pjatalarës
Nëse keni ndonjë tigan të djegur dhe i keni humbur shpresat për pastrimin e tij, mjafton ta vendosni një kënaçe Coca-Cola në të dhe ta lini për pak kohë. Acidi që gjendet në Coca-Cola do të ndihmojë në heqjen e njollave.
Trajtimi i flokëve
Ndoshta nuk dëshironi ta vendosni në flokë këtë produkt të ëmbël, por ju sugjerojmë ta keni në konsideratë. Njerëzit kanë filluar ta vendosin Coca-Colan në flokë pasi aktorja dhe modelja Suki Waterhouse kishte pranuar se herë pas here i pastron flokët me këtë pije. Siç duket, acidi fosforik që gjendet në Coca-Cola ndikon në përmirësimin e kaçurrelave natyrale, i bën flokët të duken më të plota, etj.
Coca-Cola në kuzhinë!
Përzieni një kënaçe Coca-Cola me pak keçap për kombinimin më të thjeshtë: salcë e shijshme shtëpiake për barbekju. Kësaj salce mund t’i shtoni edhe përbërës tjerë.
Largon njollat edhe nga rrobat
Coca-Cola bën mrekulli edhe për heqjen e njollave të gjakut, yndyrës, si dhe për heqjen e aromave të pakënaqshme nga rrobat. Mjafton të vendosni pak Coca-Cola në rrobalarëse bashkë me detergjentin dhe do ta shihni efektin. /Telegrafi/