Telegrafi

Katër mënyrat për të evituar rrudhat përreth syrit

1. Shmangni sa më shumë shikimin e sforcuar. Shkoni tek okulisti një herë në vit për një kontroll. Nëse punoni për një kohë të gjatë në kompjuter, instaloni një ekran mbrojtës, i cili redukton shkëlqimin në minimum. Gjatë punës çlodhini pesë minuta sytë duke i larguar sytë nga monitori duke parë ndonjë xham ose pikturë, ose diçka tjetër ku mbizotëron jeshilja.

2. Mundohuni të mos i shikoni televizorin në mjedise të errëta, ku reflektimin i dritës është i dobët.

3. Duhani provokon lodhjen e syrit, kjo vjen pasi nikotina sulmon fibrat e kolagjenit dhe elasticitetin e tyre. Por dhe tymi i cigares që pinë të tjerët dëmton pjesën përreth syve. Edhe për personat gazmorë, duhet të qeshin më shumë me pjesën e mimikës dhe të buzëve pasi në të kundërtën shkaktohen viza të thella përreth syve ose ndryshe quhen “këmbët e pulave”

4. Syzet e diellit. Përdorni xhama që të kenë këto tre ngjyra kryesore: jeshile, kafe ose gri. Jo vetëm që ju mbrojnë nga rrezatimi ultravjollcë, por shmangin kapsallitjen e syve si dhe sforcimin e tyre gjatë shikimit për shkak të dritës. /Telegrafi/