Site icon Telegrafi

Katër mënyrat e zakonshme si tradhtarët komunikojnë me njëri-tjetrin

Pavarësisht kush e bën apo për çfarë arsye e bën, tradhtia mbetet tradhti dhe nuk është gjë fisnike! Dhe ndoshta pjesa më e keqe e të pasurit një partner tradhtar, është ta kapni atë në flagrancë.

Mesazhet e fshehta përmes celularit dhe rrjeteve sociale janë mënyra ideale për ta organizuar tradhtinë, por cila formë e komunikimit është më e zakonshmja mes tradhtarëve? – transmeton Telegrafi.

Përmes telefonave të mençur

Ndoshta krejtësisht e pritshme, por telefonat e mençur janë mënyra primare se si tradhtarët komunikojmë.

56 për qind e të anketuarve kishin treguar se i përdorin telefonat e mençur si mjet për t’u lidhur me personin tjetër.

E-maili

Në vendin e dytë është renditur e-maili vjetër! 40 për qind e të anketuarve kishin thënë se e përdorin e-mailin si rrugë për komunikim.

Rrjetet sociale

Rrjetet sociale, si Facebook-u, Instagram-i, Twitter-i, janë renditur në vendin e tretë sa i përket mënyrave të zakonshme të tradhtisë.

Telefonat sekretë

Ky ndoshta është opsioni më i çuditshëm, por 11 për qind e të anketuarve kanë pranuar se kanë telefon sekret enkas për të komunikuar me partnerin/partneren.

Por kjo ndoshta është pak e mundimshme, duke pasur parasysh se duhet ta mbani tërë kohën të fshehtë telefonin nga partneri. /Telegrafi/

Exit mobile version