Site icon Telegrafi

Katër mënyra të thjeshta për të mbrojtur fëmijët nga konflikti

Konfliktet brenda familjes janë krejtësisht normale. Por, kur mosmarrëveshjet bëhen të shpeshta, jeta e përditshme mund të bëhet e padurueshme, sidomos për një fëmijë.

Mëso se si të menaxhosh konfliktet familjare:

Monitoroni performancën në shkollë

Rregullisht mbikëqyr fëmijën gjatë shkollës, kjo do t’ju japë mundësi të kaloni kohë të vlefshme me të, vetëm për të, dhe për të kapërcyer distancën që mund të krijohet në një krizë. Për më tepër, kur familja shkon keq, fëmija vuan dhe punën e shkollës. Në qoftë se një fëmijë ka vështirësi në shtëpi, bie edhe në mësime.

Preferoni diplomacinë

Psikologjia e një fëmije është e brishtë. Një konflikt nuk mbetet i papërfillshëm. Dhuna verbale dhe fizike në mes të dy njerëzve në shtëpi mund të çojë shikuesit në ankth, në vetë-respekt të ulët, kur ajo bëhet më serioze (anoreksi, depresioni, etj).

Për të shmangur krijimin e një traume

Pasi toni fillon të rritet, menjëherë të zbutni shpirtrat dhe kërkoni të pajtoheni. Në qoftë se është e pamundur për momentin, merrni kohë për t’u qetësuar në dy dhoma të ndryshme. Shmangni me çdo kusht çdo formë të dhunës, fizike ose verbale.

Është mirë të dihet: dialogu prind-fëmijë mbetet një shtyllë e familjes. Ne duhet të krijojmë një klimë të besimit, në mënyrë që fëmija të mund të besojë tek prindërit.

Argumente konstruktive

Nëse ndodh një mosmarrëveshje, u tregoni se kjo ndodh dhe duhet menaxhuar në mënyrë shembullore. Fëmija juaj do të mësojë shumë nga kjo skemë komunikuese. Për të menaxhuar konfliktin më shumë qetësi: Qëndroni të qetë dhe të respektueshëm. Analizo problemin me zë të ulët dhe listo argumentet dhe kundër argumentet.

Është mirë të dihet: në rast të konfliktit në mes të vëllezërve dhe motrave, prindërit nuk duhet të ndërhyjnë në mënyrë sistematike. Ndonjëherë argumenti është vendosur në mes të fëmijëve, pa qenë e nevojshme prania e një arbitri.

Disa konflikte janë të vështira për t’u zgjidhur. Kërkoni ndihmën e një ndërmjetësi, ose me anë të terapisë familjare. /Telegrafi/

Exit mobile version