Ne e dimë që nuk ekziston një zgjidhje e menjëhershme, megjithëse do e dëshironim, për të rënë në peshë
Ashtu si i kemi fituar kilogramët nga qindra zgjedhje të gabuara për shumë ditë, edhe për t’i humbur duhet përpjekje. Por ky është një lajm shumë i mirë!
Kjo do të thotë që nuk duhet të bësh çdo ditë katër orë palestër. Ti mund të lëvizësh rregullisht dhe të hash shëndetshëm, por mund edhe të bësh disa zgjedhje të thjeshta për të pasur shëndet të mirë.
Ja ku janë katër taktika për të humbur në peshë që nuk përfshijnë stërvitje apo dieta të vështira.
Mbaj një enë me fruta në kuzhinë
Profesori i Cornell Brian Wansink, autor i “Mindless Eating”, thotë që një njeri merr mesatarisht 200 vendime në ditë për ushqimin. Me kaq shumë presion, nuk mund të presësh të jesh i ndërgjegjshëm për të gjitha zgjedhjet. Në vend të kësaj, mund të ndryshosh mjedisin që zgjedhjet e tua të jenë më të lehta.
Kërkimi i Wansink-it është një dëshmi për këtë. Në një studim, ai gjeti që “njerëzit që kanë enë me frutat në banakun e kuzhinës peshojnë pesë kilogramë më pak sesa ata që nuk kanë” siç ka raportuar Fast Company.
Që të jemi të ndershëm, të gjithë në një çast gjatë ditës duam të hamë jashtë vakteve. Nëse ke para syve fruta, do ushqehesh më mirë shumicën e kohës.
Bëj miq të mirë
Ka një studim që flet për reagimin pozitiv. Sipas tij “gratë që dëgjojnë fjalë inkurajuese për masat e tyre i ruajnë ato ose humbasin peshë, ndërsa gratë që miqtë u thonë që janë të shëndosha, fitojnë edhe më shumë peshë: katër deri në pesë kilogram mesatarisht.”
Ne jemi qenie sociale, ajo që mendojnë të tjerët, ka rëndësi. Nëse ti shpenzon kohë me miqtë, familjen ose kolegët që të kritikojnë për peshën, studimi shpjegon që do e marrësh atë negativitet brenda trupit.
Në vend të kësaj, kërko njerëz që të pranojnë siç je dhe e thonë këtë. Dhe kujdes me komplimentet false që zakonisht shoqërojnë komentet për pamjen. Mund t’ju ketë ngelur në mendje që në klasë të tetë një shoqe ju ka thënë “E di që ti do ishe e bukur, po të dobësoheshe”. Leksion për jetën: Nuk ke nevojë për këta lloj miqsh.
Fli aq sa ke nevojë
Nuk është normale që diçka kaq thelbësore për ne, si gjumi, të jetë i pamjaftueshëm. Përveçse redukton stresin dhe ndikon shëndetin, orët dhe cilësia e gjumit ndikojnë sinjalet e urisë në tru.
Studimi i vitit 2013 gjeti që privimet në gjumë ndryshojnë një zonë në tru të shoqëruar me sjelljen e varësisë, duke i bërë njerëzit të hanë për kënaqësi, jo nga uria, shkruan Class.
Në anën tjetër, sasia e duhur e gjumit është vërtetuar që përmirëson përpjekjet për të humbur peshë. Përfundimi është i qartë. Të bësh gjumë mjaftueshëm ndihmon nëse do të humbasësh peshë…mund të lexosh edhe artikuj me këshillat që të ndihmojnë për gjumin.
Ha bajame dhe pi ujë
Jo vetëm ato, sigurisht! Por si bajamet dhe uji mund të ndihmojnë në planin për të humbur peshë. Një studimi i vitit 2013 zbuloi që më shumë bajame çdo ditë, mund të ulin oreksin dhe të bëjnë edhe gjëra të tjera të mira. Ha gati një grusht bajamesh në ditë, me lëkurë sepse ato janë të pasura me antioksidantë.
Ky studim, për sqarim, është paguar nga Almond Board of California, pra nuk është plotësisht objektiv, megjithatë ngelet interesant.
Ndërsa uji të ndihmon të ndihesh i ngopur dhe të ndalon të hash më shumë seç ke nevojë. Ujë natyral, është shumë më mirë sesa pijet dietike apo pijet me vitamina. Pi një gotë plot para vaktit dhe pi gjatë gjithë ditës në një shishe apo gotë që e ke qejf.
Humbja në peshë nuk duhet të jetë një sipërmarrje e vetme, radikale, sfilitëse. Ndryshimet pozitive nuk ndodhin kështu. Mendoje sikur po u jep një formë tjetër çasteve në jetë për të krijuar më shumë hapësirë për humbjen në peshë. Forca fizike dhe mendore dhe rezistenca që fiton ia vlen për këtë përpjekje. /Telegrafi/