Site icon Telegrafi

Katër mënyra se si menopauza ndikon në trupin e gruas

Kemi dëgjuar se temperatura dhe përfundimi i menstruacioneve janë shenja të menstruacioneve, por ka shumë ndryshime tjera të cilat ndodhin gjatë fazës së para-menopauzës dhe menopauzës, e të cilat nuk njihen aq mirë.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej këtyre ndryshimeve të cilat trupi i gruas i përjeton gjatë fazës së menstruacioneve.

Ndryshimet në aftësitë njohëse

Disa femra gjatë menopauzës raportojnë për probleme me memorie dhe vështirësi për t’i gjetur fjalët e duhura. Megjithatë, dëshmitë që i ndërlidhin këto simptoma me ndryshimet hormonale janë të dobëta.

Pra, ndonëse nuk ka shumë të dhëna që e mbështesin faktin se funksioni kognitiv dhe demenca janë të ndërlidhura me menopauzën natyrale, prapëseprapë femrat mund të kenë probleme të tilla gjatë menopauzës.

Luhatja e disponimit

Luhatja e disponimit nga e lumtur në të pikëlluar (ose të zemëruar) dhe anasjelltas është shumë e zakonshme gjatë fazës para menopauzës.

Kjo për shkak se nivelet e hormoneve zvogëlohen dhe rriten para se të përcaktohen përfundimisht pas menopauzës.

Luhatjet në disponim mund të jenë më të theksuara te gratë të cilat kanë pasur histori të depresionit.

Problemet me gjumë

Problemet me gjumë janë të zakonshme edhe te faza para menopauzës, por edhe gjatë menopauzës.

Problemet kryesore me gjumë te gratë në fazën e menopauzës përfshijnë kualitetin e dobët të gjumit dhe pagjumësinë si shkas i temperaturës së lartë dhe djersitjeve gjatë natës.

Sëmundjet e zemrës

Rreziku i sëmundjeve të zemrës rritet te femrat pas menopauzës, ndërkaq zvogëlimi i estrogjenit luan rol në këtë.

Hormoni estrogjen zakonisht ndihmon në mbajtjen fleksibile të enëve të gjakut dhe e përmirëson qarkullimin e gjakut. /Telegrafi/

Exit mobile version