Çdo njeri vuan nga stresi herë pas here, por për disa është fenomen i përditshëm që ndikon seriozisht në kënaqësinë e tyre për këtë jetë.
A e keni vërejtur se ndonjëherë thjesht nuk i përballoni gjërat mirë? Ndiheni të nevrikosur, të zemëruar dhe të mbushur me shqetësim?
Përndryshe, stresi shpeshherë quhet edhe “vrasësi i heshtur” sepse shpie në sëmundje vdekjeprurëse si ato të zemrës, vetëvrasja, kanceri, dhimbja kronike, shtypja e lartë e gjakut, etj., transmeton Telegrafi.
Prandaj, nëse jeni person që vuan nga kjo sëmundje serioze, ju sugjerojmë që fillimisht të konsultoheni me doktorin, dhe t’i aplikoni këto këshilla:
Bëni diçka që ju pëlqen: Kur jeni të zemëruar apo të stresuar, shpeshherë e humbni kontrollin. Çfarë të bën të ndihesh mirë? Mund të jetë takimi me miq për kafe, luajtja e video-lojërave, një dush i ngrohët, një vrap në pyll, vizitimi i një galeria, joga… çfarëdo që të jetë, sigurohuni ta bëni të paktën një herë në javë, në mos më shumë.
Qeshni! Qeshja i zvogëlon nivelet e hormonit të stresit dhe e forcon sistemin e imunitetit. Pra, dilni me një mik, lexoni një libër komik apo shikoni një film të zhanrit komedi!
Hani mirë dhe rregullisht: Stresi mund t’i ndryshojë nivelet e sheqerit në gjak, gjë e cila mund ta ndryshojë disponimin, të shkaktoj lodhjen, sindromën metabolike, etj. Prandaj është e rëndësishme të hani një dietë të balancuar me sasi të mëdha të vitaminave dhe mineraleve, si dhe ta shmangni sheqerin, alkoolin dhe kafeinën.
Ushtroni, mundësisht në ambient të hapur: Është e rëndësishme ta merrni sasinë e rekomanduar të vitaminës D, të merrni frymë në ajër të pastër dhe të bëni çdo ditë ushtrime në mënyrë që të keni një mirëqenie të shëndetshme. /Telegrafi/