Site icon Telegrafi

Katër mënyra për t’i bindur prindërit t’jua plotësojnë çdo kërkesë…

Nuk ka rëndësi se kush janë prindërit tuaj, apo sa të pasur janë, sepse asnjë prind nuk ia plotëson të gjitha dëshirat fëmijëve menjëherë

Qoftë nëse është kjo blerja e ndonjë celulari të ri, apo financimi i një udhëtimi. Në fakt, ata zakonisht e kanë të drejt kur brengosen për sigurinë tuaj, dhe normalisht që siguria renditet e para, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, nëse dëshironi t’i bindni prindërit t’jua plotësojnë thuajse çdo kërkesë të arsyetueshme, atëherë këto këshilla patjetër që do t’ju ndihmojnë.

Gjeni kohën e duhur për të biseduar me prindërit

Koha është aspekti më i rëndësishëm kur dëshironi të diskutoni diçka me prindërit. Prandaj, gjeni kohën kur duken të lumtur dhe të relaksuar, ndërsa darka është momenti i duhur për të diskutuar.

Asnjëherë mos tentoni të hapni biseda të pakëndshme kur ata duken të lodhur apo stresuar, pasi që mund t’jua refuzojnë kërkesën.

Kur keni nevojë diçka, ofroni diçka…

Mund t’i ofroni atyre ndonjë marrëveshje, duke ju propozuar se do të bëni diçka të caktuar, nëse veç jua realizojnë kërkesat.

Por, asnjëherë mos premtoni gjëra të cilat nuk mund t’i arrini.

Qëndroni të qetë gjatë diskutimit

Nëse fjaloseni apo e ngrini zërin gjatë diskutimit, prindërit munden që menjëherë ta ndërprejnë diskutimin dhe nuk do të të dëgjojnë aspak.

Prandaj, bëhuni të mençur dhe qëndroni të qetë derisa t’ia jepni të gjitha arsyet për t’u pajtuar ata me kërkesat tua.

Jepni kohë prindërve të mendojnë

Mos pritni përgjigje apo konfirmim të menjëhershëm, pasi që mund të ballafaqoheni me një “JO” të pakthyeshme.

Pas diskutimit, jepni atyre pak kohë për t’i analizuar gjërat nga pikëpamje të ndryshme dhe të marrin vendimin. /Telegrafi/

Exit mobile version