Telegrafi

Katër medalje për karateistët kosovarë në “Swiss Open 2013”

Më i suksesshmi doli Alvin Karaqi, i cili fitoi medaljen e artë në U-20, në kategorinë -78 kg, si dhe medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve -84 kg.

Orges Arifi u stolis me medaljen e argjendtë në U-18, në kategorinë -61 kg, ndërkohë që e bronztë doli Fortesa Orana U-18, në kategorinë -59 kg.

Gara e radhës për karateistët e Kosovës është kampionati botëror i ‘shotokanit’, që do të mbahet në prill, në Stamboll të Turqisë. /Telegrafi/