Site icon Telegrafi

Katër medalje kosovare në “Gongu i artë”

Kosovarët janë stolisur me një medalje të argjendtë dhe tre të bronzta. I argjendtë në këtë turne doli Gazmend Gashi në kategorinë deri në 64 kilogramë, ndërsa tre të bronztit janë Liridon Zeqiri (60 kg), Arian Gashi (64 kg) dhe Pirro Quni (91 kg). I vetmi që arriti deri në finale ishte Arian Gashi, i cili në luftë për medalje të artë pësoi humbje nga skocezi Josh Taylor, boksier ky i renditur si i teti në Lojërat Olimpike 2004.

Gashi nuk e respektoi shumë kundërshtarin duke boksuar për mrekulli, por përvoja ishte në e anën e skocezit. Taylor ishte më i mirë për një fije të flokut dhe shënoi fitore, kurse Gashi stoliset me medalje të argjendtë. Ky ishte test i mirë për kosovarët para turneut ndërkombëtarë “Adem Jashari”, i cili mbahet në fund të kësaj jave në Prishtinë dhe Gjilan. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version