Telegrafi

Katër masa financiare për mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme miratoi Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë e ka miratuar informacionin për Rregulloret për masat për Planin për rritje ekonomike – Shtylla e 3-të, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këto rregullore kanë të bëjnë me katër masa, si më poshtë:

-Mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që kanë prirje për rritje të shpejtë
-Mbështetje të posaçme financaire për mikro ndërmarrjet
-Mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për përmirësimin e inovacionit
-Mbështetje financiare për profesionalizëm dhe praktikë të të rinjve të punësuar

Në të njëjtën kohë, Qeveria do të formojë grup pune për mbikëqyrjen e realizimit të masave të Shtyllës së 3-të, kurse hapi i radhës do të jetë përcaktimi i buxhetit për katër masat e lartë përmendura, dhe për institucionet përmes së cilave do të mund të aplikohet. /Telegrafi/