Telegrafi

Katër lule të dhomës të cilat lulëzojnë në hije të plotë: Dekori më i mirë i enterierit!

Nëse jeni ndër ata të cilët nuk kanë kushte që lulet e dhomës t’u lulëzojnë, është mirë të dihet që ekzistojnë lule të cilat lulëzojnë në të gjitha kushtet, madje edhe pa shumë dritë

Është me rëndësi të zgjidhet ndonjë lule që kërkon më pak kujdes, dhe në hapësirë megjithatë mund të keni pak gjelbërim, i cili do t’ju ofrojë ambient natyre, transmeton Telegrafi.

Këto janë lulet të cilat lulëzojnë edhe pa shumë dritë, përkatësisht pothuajse edhe në errësirë:

Adiantum (Fieri)

Bën pjesë në familje të fierit, por është e njohur me emrin Maidenhair Ferns dhe me fletë të buta e të holla të gjelbra.

Begonia e dhomës

Kjo lule ka një paletë ngjyrash dhe formë të ndryshme fletësh. Mund të jetojë edhe pa dritë, është me rëndësi vetëm të kujdeseni të mos e ujisni shumë.

Dredhka suedeze

Plectranthus verticillatus, është ideale për fillestarët, sepse lulëzon shkëlqyeshëm, pa marrë parasysh se sa e ujisni, pra edhe pa dritë natyrale.

Menta

Me shumë pak angazhim do të arrini të keni fletë të freskëta për çaj, si edhe erëz për sallatë pemësh apo bimën e cila e mbush hapësirën me aromën shumë të këndshme freskuese. /Telegrafi/