Site icon Telegrafi

Katër luanë infektohen me COVID-19 në Spanjë

Katër Luanët në Kopshtin Zoologjik të Barcelonës në Spanjë kanë rezultuar pozitiv për coronavirus, thonë zyrtarët veterinarë.

Tre femra me emrin Zala, Nima dhe Run Run dhe një mashkull i quajtur Kiumbe u testuan pasi shfaqën simptoma të lehta.

Dy anëtarë të stafit gjithashtu dolën pozitivë për virusin, tha kopshti zoologjik, raporton bbc.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar se si kafshët u infektuan, por mendohet se ato mund të kenë qenë në kontakt me një anëtar të stafit asimptomatik.

Kafshët kishin treguar simptoma të zënies së frymëmarrjes, sipas një deklarate të mëparshme nga kopshtin zoologjik. Shumica e simptomave janë zhdukur përveç kollitjes dhe teshtitjes së vogël. Ata po trajtohen me ilaçe anti-inflamatore dhe monitorohen nga afër. /Telegrafi/

Exit mobile version