Telegrafi

Katër lojtarë largohen, një transferohet – ndryshime që mund të ndodhin te Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar

Chelsea po mendon të bëjë disa ndryshime ne skuadër në afatin kalimtar të janarit.

The Blues janë të gatshëm që të largojnë katër lojtarë, por që do të tentojnë të bëjnë një transferim.

Billy Gilmour (huazim), Olivier Giroud, Kepa Arrizabala dhe Emerson Palmieri lidhen me një largim më 1 shkurt (nesër), e që është dita e fundit e afatit kalimtar.

Por, skuadra londineze nuk do të ndalet me kaq, pasi raportohet se po tentojnë të transferojnë Dayot Upamecanon nga Rasenball Sport Leipzig.

Chelsea me katër largimet do të mund të transferonte me lehtësi mbrojtësin e skuadrës gjermane.

Nga largimet e tjera po ashtu do të mund të mblidhet fonde edhe për transferimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmundi në këtë verë. /Telegrafi/