Site icon Telegrafi

Katër lojtarë largohen nga Tottenham – mund të gjejnë klub të ri si lojtarë të lirë

Emra si Eric Dier, Ivan Perisic, Ryan Sessegnon dhe Japhet Tanganga nuk do të rinovojë kontratat me Tottenham, ka bërë të ditur klubi londinez të mërkurën.

Dier dhe Perisic kanë qenë në huazim te Bayern Munich dhe Hajduk Split që nga janari. Në Bayern Munich, Dier ka marrë shumë kohë për të luajtur, duke arritur një transferim të përhershëm.

Tanganga, nga ana e tij, ka qenë i huazuar te Millwall këtë sezon, ndërsa Sessegnon ka mbetur jashtë nga lëndimet. Tani janë të lirë të gjejnë një klub të ri.

“Falënderojmë Eric, Ivan, Ryan dhe Japhet për shërbimin e tyre ndaj klubit dhe i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen”, shkruan Tottenham.

 

Klubi londinez e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe do të luajë në Ligën e Evropës sezonin që po vjen. /Telegrafi/ 

Exit mobile version