Telegrafi

Katër kushtet e mbetura të PSD-së për votimin e Buxhetit 2019

Pas shkarkimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, Partia Socialdemokrate pret plotësimin edhe të disa kushteve të tjera para se të votojë për Buxhetin.

PSD-së i kanë mbetur edhe katër kushte që ia kishte vënë Qeverisë Haradinaj për kalimin e Buxhetit për vitin 2019.

Kushtet e mbetura janë votimi i Ligjit për Pagat, Ligji për Dialogun, Krijimi i Komisionit Ad-Hoc për pensione si dhe Ligjin për Qeverinë.

Tri projekligjet e para duhet të miratohen gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës para se PSD të jap votë për buxhetin.

Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj e shkarkoi nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo

Ndërsa ligji për Qeverinë do të merr kohë më së shume se tjerat derisa të votohet.

Projektligji për buxheti kalon me shumicën e thjeshtë të deputetëve të pranishëm

Sot është paraparë që të votohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2019 dhe Ligji për Nivelizimin e Pagave që shkaktoi krizë të grevave në vend.

Një dështim i votimit të buxhetit sot do të thotë mungesë të pagave për sektorin publik për muajin shkurt ndërsa një dështim tjetër i votimit të buxhetit deri në mars do të thoshte rënie e qeverisë.