Site icon Telegrafi

Katër komuna i kanë borxh 15 milionë euro ujësjellësit

Borxhi për ujë u është grumbulluar konsumatorëve të katër komunave të rajonit të Prishtinës (Podujevë, Fushë-Kosovë, Obiliq e Graçanicë).

Janë 14 milionë e 445 mijë e 814 euro që konsumatorët e këtyre komunave i kanë ndaj kompanisë së ujësjellësit rajonal KUR “Prishtina”. Shumë e madhe mbetet të paguajnë edhe nëse këtyre borxhlinjve u falen borxhet sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas zyrtarëve të KUR “Prishtina”, konsumatorët e këtyre komunave duhet të paguajnë 6 milionë e 769 mijë e 974 euro, nëse duan që t’u falen 7 milionë e 675 mijë e 840 euro.

Sipas zëdhënëses së Ujësjellësit…, Arieta Mjeku, borxhliu më i madh nga këto katër komuna është ajo e Fushë-Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version