Telegrafi

Katër komuna dështojnë në realizimin e të hyrave vetjake

Katër komunat e rajonit të Prishtinës (Podujeva, Fushë-Kosova, Obiliqi e Graçanica) kanë realizuar të hyra të ndryshme nga njëra-tjetra.

Pos Fushë-Kosovës, asnjëra nuk ka arritur të arkëtonte qind për qind këto të hyra.

Por edhe për Fushë-Kosovën janë ngritur dyshime rreth të hyrave që ka paraqitur në raportin financiar të vitit 2014. Për mosmenaxhim të mirë janë kritikuar edhe komunat e tjera.

Vetëm Graçanica e ka pranuar se ka dështuar në mbledhjen e të hyrave vetjake për 2014.

Gjatë vitit të kaluar Podujeva ka realizuar 85 për qind të hyra vetjake, ose 217 mijë e 924 euro më pak nga planifikimi që kishte bërë për 2014. /koha/