Site icon Telegrafi

Katër komuna bartin mbi 2 milionë euro

Katër komuna: Podujeva, Fushë-Kosova, Obiliqi dhe Graçanica, kanë bartur më shumë se 2 milionë euro mjete nga të hyrat vetjake të realizuara gjatë 2014-s.

Secila nga to ndryshon për nga numri i popullsisë, ashtu siç ndryshojnë edhe shumat e mbetura. Por madhësia nuk është përcaktuese në këtë rast. Edhe pse më e madhja për nga banorët dhe nga territori, Podujeva ka bartur më së paku mjete nga 2014 në 2015.

Pavarësisht kësaj, debati më i madh për to është bërë në KK të Podujevës. Komunarët nuk kanë mundur t’i shpenzonin vitin e shkuar më shumë se 297 mijë euro, shkruan Koha Ditore.

Shefi i GK të “VV”-së, Haki Rudari, ka shprehur shqetësimin për këto mjete të pashpenzuara, pasi, siç ka thënë ai, disa herë kishin pasur kërkesa për projekte të ndryshme, por që nuk ishin miratuar, me arsyetimin se nuk kishte mjete. /Telegrafi/

Exit mobile version