Site icon Telegrafi

Katër komisione kuvendore sot mbajnë seanca

Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të ulen komisionet e shëndetësisë, kulturës, punës dhe politikës sociale dhe komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Para Komisionit të Shëndetësisë është propozim-ligji për ndryshimet e ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit me procedurë të shkurtë në leximin e dytë, i dorëzuar nga një grup deputetësh, ndërsa para Komisionit për Kulturë është propozim-ligji për ndryshime dhe plotësim të ligjit për kulturë me procedurë të shkurtë, gjithashtu në leximin e dytë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale organizon debat publik për propozimin e strategjisë për integrimin e emigrantëve dhe të huajve në vitet 2017-2027.

Ndërsa anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërim do të vërtetojnë vendimet për shkarkimin e zv.sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Maqedonisë, për themelimin e grupeve të deputetëve për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera./Telegrafi/

Exit mobile version