Kur bëhet fjalë për kombinimet e ngjyrave, vështirë të dihet se cilat shkojnë me çfarë
Gjithçka në modë është provë. Për shembull, ndoshta askush nuk priste që e kuqja dhe roza e fortë të shkonin tmerrësisht shumë me njëra-tjetrën, derisa dikush guxoi dhe provoi të kundërtën.
Por nëse e kuqe + rozë është diçka me të cilën na është mësuar syri, nuk mund të themi të njëjtën gjë për katër kombinimet e mëposhtme.
Duket se stilistët janë larguar nga ngjyrat e tokës që mbizotëruan sezonin e kaluar, për të guxuar me kombinimet, të cilat pritet të gjenden në të gjitha sfilatat e 2020-s.
Rozë + Kamel (kafe që merr emrin nga ngjyra e devesë; Kamel vjen si përzierje e kafesë, bezhës dhe një nuance të ngjashme me fildishin)
Portokalli + Kaltër-Kobalt (Ngjyra kobalt e merr emrin nga elementi kimik me të njëjtin emër; E kaltra-Kobalt vjen si përzierje e ngjyrës blu të errët me një nuancë më të kaltër)
E gjelbër + Vjollcë e jargavanit
E verdhë + Blu/E gjelbër e bruztë (Në anglisht njihet me emrin Teal dhe është një nuancë që krijohet duke përzierë blunë me një bazë të gjelbër)