Telegrafi

Katër klube pas Gabbiadinit

Manolo Gabbiadini, sulmesi italian i Napolit i ka ditët e numëruara te skuadra e Sarrit.

Interesimi për të nuk mungon, por napoletanët nuk heqin dorë prej tij për një shifër më të vogël se 20 milionë euro.

Aktualisht për të interesohen katër klube, dy në Angli dhe dy në Bundesligën g jermane.

Dy pistat më të mundshme janë ato të Wolfsburgut, që sot zyrtarizoi shitjen e Draxler, dhe Southampton.

Këto klube janë gati të ofrojnë 17-18 milionë euro plus dy milionë bonuse.

Edhe Schalke e Stoke City janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit, por në konkurrencën me dy ekipet e tjera janë më larg.