Site icon Telegrafi

Katër klube angleze e duan transferimin e Jesse Lingard

Jesse Lingard po e shijon sezonin e fundit si lojtar i Manchester United, pasi në verë do të shitet.

Mesfushori anglez kishte një takim më parë me Ole Gunnar Solskjaer, ku i është bërë e ditur se më nuk është në planet e tij.

Sipas 90min, Lingard është duke u kërkuar nga katër skuadra si, Newcastle, Everton, West Ham dhe Leicester City.

27-vjeçari nuk po luan rregullisht te Djajtë e Kuq dhe është pajtuar të largohet edhe pse kontrata e tij skadon në verën e vitit 2022.

Lexo po ashtu Pogba, Lingard dhe tre lojtarë të tjerë, në listën e largimeve të Unitedit

Lingard deri më tani në këtë sezon ka zhvilluar 35 paraqitje, derisa 17 prej tyre kanë ardhur nga banka rezervë dhe ato ndeshje që i ka filluar kanë qenë shkaku i lëndimit të disa lojtarëve.

Solskjaer nuk e preferon më lojtarin në skemat e tij dhe preferon të shesë atë me të përfunduar ky edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version