Telegrafi

Katër kisha në Demir Hisar cak i vjedhësve

Në periudhën prej 20 deri 24 mars në katër kisha në Demir Hisari, nga persona të panjohur janë kryer tri vjedhje të rënda dhe një vjedhje, njoftojnë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kishat që kanë qenë cak i vjedhësve janë në fshatrat Sveta, Vardino dhe Graishte. Shuma totale e parave që është vjedhur nga kishat arrinë deri 200 euro, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme tjera materiale siç janë thyerjet e dyerve dhe dritareve.

Nga MPB-ja thonë se po ndërmarrin masa për kapjen e vjedhësve dhe zbardhje e plotë të rasteve./Telegrafi/