Zakonisht, fillimi i duhur i ditës e vendosë tërë kursin ditor. Fatkeqësisht, për shumë njerëz është e vështirë të gjendet energjia dhe motivimi për ditën herët në mëngjes.
Megjithatë, këto katër këshilla do t’ju ndihmojnë:
Vendoseni alarmin në këndin tjetër të dhomës
Me këtë mënyrë do e detyroni veten të zgjoheni nga shtrati dhe nuk do të shtypni butonin “snooze”.
Sigurohuni të depërtojë drita në mëngjes dhe shmangeni atë gjatë natës
Shmangni burimet e panevojshme të dritës si TV-ja apo celulari gjatë natës, ndërsa perdet lërini të hapura në atë mënyrë që mëngjesi të jetë i mbushur me dritë. Kësisoj do e keni më të lehtë të zgjoheni.
Fillojeni ditën me dush të freskët dhe mëngjes të shijshëm
Këto do t’ua furnizojnë trupin dhe shpirtin me freski dhe energjinë e duhur.
Gjeni pasionin
A e mbani mend se si ishte koha si fëmijë kur zgjoheshim gjatë vikendeve me kënaqësinë për t’i shikuar filmat e animuar?
Vendosni vetes qëllime çdo ditë dhe qëndroni të lumtur me çdo fazë që e arrini. /Telegrafi/