Në edicionin e sivjetmë në Eurovision, Shqipëria përfaqësohet nga Lindita, e cila në skenë do të shoqërohet nga katër këngëtarë përcjellës.
Më poshtë, eurovision.al sjell katër këngëtarët që do të ndjekin Linditën në skenën e Eurovisionit.
Gjergj Kaçinari: Zë mjaft i njohur për publikun shqiptar, pasi ka marrë pjesë në shumë festivale të mirënjohura, si Kënga Magjike dhe shumë të tjera. Gjergji njihet gjithashtu si pianist dhe ka marrë pjesë gjithashtu në Festivalin e Këngës në të njëjtin profesion.
Denisa Xhemnica: Gjithashtu zë i njohur në botën e muzikës shqiptare. Denisa ka marrë pjesë në Kënga Magjike dhe Top Fest në të cilin Lindita fitoi në vitin 2006 më këngën “Ëndërroja” (Dreaming). Denisa është gjithashtu pjesë e bendit për programin e fundjavës, “E Diell”.
Anxhelo Miho: Talenti i ri Anxhelo Miho i ka fillimet e veta në spektaklin ‘X-Factor Albania 1’, ku Anxhelo arriti të shkonte deri në javën e 10-të këtij programi.
Margret Rodovani: Greta është më së shumti e njohur si violiniste. Por, ajo ka treguar që di gjithashtu të këndojë, pasi në Festivalin e 54 të Këngës në RTSH, ajo shërbeu si vokaliste përcjellëse për Eneda Tarifën, e cila fiton me këngën “Përrallë” dhe më pas edhe si vokaliste përcjellëse në Festivalin e 55-të të Këngës në RTSH.