Ndonjëherë të ‘metat’ vetëm sa e theksojnë bukurinë e një vajze, dhe karakteristikat për të cilat u vjen turp, del se janë më të adhurueshmet dhe joshëset për meshkujt.
Telegrafi më poshtë ju sjell disa karakteristika të vajzave, të cilat sipas studimeve del se janë më joshëset për meshkujt:
Djersa
Kur mbuloheni me djersë jashtë palestrës, kjo mund të jetë paksa e turpshme për ju. Njerëzit mund t’i dallojnë më shumë se një trilion lloje të aromave. Dhe përderisa djersa mund të mos jetë aromë e kënaqshme, ajo flet shumë për ndjenjat që i keni. Shkencëtarët tregojnë se “aroma e lumturisë” është shumë ngjitëse, dhe kur meshkujt e vërejnë një aromë të tillë, ata ndjejnë emocione pozitive.
Syzat
Tani nuk është nevoja të vini syze vetëm për lexim. Hulumtimet tregojnë se meshkujt i vlerësojnë vajzat me syze si shumë atraktive dhe seksi.
Buzëqeshja
Psikologët thonë se nëse e gjejmë dikë që na bën të qeshim sinqerisht, atëherë një lidhje romantike me atë person padyshim se do të ketë përfundim pozitiv. Jeta do të jetë e mbushur me buzëqeshje dhe emocione pozitive tërë kohën!
Pamja pa makijazh
Shkencëtarët kanë kalkuluar se 40 për qind e njerëzve i konsiderojnë vajzat pa makijazh si më atraktive se tjerat. /Telegrafi/