Telegrafi

Katër kandidatë për ngulitësit më të mirë në ‘Slam Dunk Contest’ (Foto)

Një tjetër spektakël i basketbollit pitet të jetë në NBA All Star.

Përveç ndeshjes mes Konferencës së Lindjes dhe Perëndimit

NBA tani ka publikuar edhe katër basketbollistët që do të tentojnë ta fitojnë këtë garë.

Favoriti kryesor është finalisti i vitit të kaluar Aaron Gordon i cili pritet të dhurojë spektakël.

Një ‘Rookie’ ka vendosur të marrë pjesë në këtë garë dhe ai është Dennis Smith JR i cili ka dhuruar spektakël në ndeshjet me Dallas Mavericks.

Larry Nance do të tentojë ‘të fluturojë’ edhe në ‘Slam Dunk’ ashtu siç bënë në ndeshjet e NBA.

Ndërkohë i fundit në këtë listë por jo nga rëndësia është Victor Oladipo i Indiana Pacers. /Telegrafi/