Nga Qendra për Shëndet Publik njoftojnë se në mesin e 13 të infektuarve me coronavirus në Kumanovë janë katër infermiere.
Numri i të infektuarave në Kumanovë për çdo ditë po rritet, madje numri më i madh i vdekjeve është pikërisht në këtë qytet duke përfshirë këtu edhe lehonën 27 vjeçare që humbi jetën në klinikën infektive në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.
Poashtu qyteti i Kumanovës ka numri më të madh të punonjësve shëndetësor të infektuar me Covid-19./Telegrafi/