Site icon Telegrafi

Katër hapa për vetulla të bukura

Forma e duhur
Mundohuni të krijoni një formë të duhur të vetullave që përshtatet me formën e fytyrës suaj. Preferohet që të mos i bëni shumë të trasha, pa marrë parasysh trendet më të rinj.

Gjatësia
Gjatësia e vetullave duhet të jetë e barabartë me fundin e buzëve
tuaja, në mënyrë që të mos kenë një gjatësi të tepruar dhe t’ju bëjnë të dukeni keq.

Lapsi
Preferohet ta përdorni një laps, në mënyrë që ta theksoni ngjyrën e vetullave. Varësisht nga ngjyra e flokëve tuaj, ato duhet të kenë ngjyrë të njëjtë. Mund ta përdorni edhe një laps të hirtë nëse nuk jeni e sigurt për këtë.

Krehja
Vetullat duhet t’i krihni me anë të një krehri të veçantë për vetulla, i cili ka dy anë. Ana e brushës dhe krehrit. Ky do të jetë një element mjaft i mirë, që do t’ju ndihmojë në arritjen e formës së duhur. /Telegrafi/
 

Exit mobile version