Ndeshja mes Real Madridit dhe PSG-së doli të jetë mjaftë interesante ashtu sic ishte pritur, duke u mbyllu në fund 2-2.
Ndeshja nisi shumë mirë për mbretërit që arritën të shënonin që në minutën e 16-të me Karim Benzema.
Kishte raste rastet të tjera, por që rezultati në pjesën e parë nuk ndryshoi.
https://www.youtube.com/watch?v=rVBpyrm3fyM
Pjesa e dytë doli të jetë mjaftë interesante, sidomos 15 minutat e fundit.
Real Madridi mendoi se e siguroi fitoren, kur arriti ta dyfishojë epërsin me golin e lojtarit më në formë të tyre Benzema në minutën e 79-të.
https://www.youtube.com/watch?v=cA9BhP8OfVI
Njëjtë nuk mendua parisienët, që arritën ta hapnin ndeshjen në minutën e 81-të me Kylian Mbappen (2-1).
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i barazimit.
Pas vetëm tre minutash Pablo Sarabia arriti të shënojë golin e barazimit (2-2) pas një aksioni model të PSG-së.
https://www.youtube.com/watch?v=bfOQVV3Ur5Q
Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll në barazim. PSG mbetet lider me 13 pikë, ndërsa Real Madridi me tetë pikë, po ashtu e kalon tutje. /Telegrafi/