Schalke e ka ndalur Borussia Dormundin me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga.
Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 38-të kur Raphael Guerreiro asistoi te Nico Schlotterbeck i cili shënoi për 1-0.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1634618293435678720
Goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë kur Michael Frey asistoi te Marius Bulter që shënoi për 1-1.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1634626247786471425
Por në minutën e 60-të, Borussia ktheu sërish epërsinë, kur Raphael Guerreiro shënoi për 2-1.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1634628464597778432
Schalke nuk u dorëzua dhe mori barazimin në minutën e 79-të me golin e Kenan Karaman për 2-2.
https://twitter.com/eurofootcom/status/1634632948963065857
Me këtë barazim Borussia Dormund mbetet në pozitën e dytë me 50 pikë, dy më pak se Bayern Munich. /Telegrafi/