Telegrafi

Katër gola dhe një karton i kuq në ndeshjen në mes të Villarealit dhe Realit që përfundoi pa fitues

Villareal vs Real Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Villareali dhe Real Madridi i kanë ndarë pikët në javën tretë të La Liga-së, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 2-2 në stadiumin ‘Estadio de la Ceramcia’.

Vendasit kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e 12-të me golin e shënuar nga Gerard Moreno.

Por, Los Blancos filluan të këndellen nga ky gol i hershëm dhe arritën t’i barazonin shifrat 1-1 me anë të Gareth Bale (45’+1), pas asistimit që pranoi nga Dani Carvajal.

Villareal v Real Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me barazim, derisa në pjesën e dytë madrilenët kishin shanse të sigurta për gol, mirëpo ishin vendasit që shënuan.

Ishte minuta e 75-të kur Villareali riktheu epërsinë me golin e shënuar nga Moi Gomez nga asistimi që pranoi prej Javier Ontiveros Parra.

Por, kur u menduar se ndeshja po përfundonte 2-1, Bale arriti ta shënonte golin e tij të dytë dhe të barazimit në ndeshje në minutën e 85-të, por që u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë (90’+3).

Pas javës së dytë, Real Madridi ka grumbulluar vetëm pesë pikë, derisa ka një fitore dhe dy barazime, ndërsa në xhiron e tretë do të luajë ndaj Levantes. /Telegrafi/