Napoli dhe Milani i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 32-të në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Rossonerët ishin ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Theo Hernandez që shënoi në minutën e 20-të me një asistim të Ante Rebic.
Por, epërsia e mysafirëve nuk zgjati shumë dhe Napoli i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Giovanni di Lorenzos (34’).
Në 45 minutëshin e dytë, ishte një ritëm edhe më i lartë i lojës me dy skuadrat që tentuan deri në frymën e fundit t’i fitonin tri pikë.
Napoli arriti që në minutën e 60-të të përmbysë rezultatin në 2-1 me golin e shënuar nga Dries Mertens, që u asistua nga Jose Callejon.
Mirëpo, Milani nuk u dorëzua me kaq dhe i barazoi shifrat në 2-2 me golin e realizuar nga Franck Kessie (73’), që u tregua i saktë nga penalltia.
Mysafirët më pas mbetën me një lojtar më pak në fushë, shkaku që Alexis Saelemaekers pranoi brenda një minute dy kartonë të verdhë për t’u largua nga takimi në minutën e 87-të.
Pas javës së 32-të Napoli është në vendin e gjashtë me 52 pikë, ndërsa Milani ka dy më pak në pozitën e 50. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=V0-MRLbgDhE&ab_channel=%D8%A7%D9%84%D9%83%D8%B1%D8%A9%D8%A7%D9%84%D8%B9%D8%A7%D9%84%D9%85%D9%8A%D8%A9Globalball
https://www.youtube.com/watch?v=KYYI7JqUXqM&ab_channel=HighlightsSerieA
https://www.youtube.com/watch?v=YPH0AI-Eqgk&ab_channel=%D8%A7%D9%84%D9%83%D8%B1%D8%A9%D8%A7%D9%84%D8%B9%D8%A7%D9%84%D9%85%D9%8A%D8%A9Globalball
https://www.youtube.com/watch?v=leq7bRfB8t8&ab_channel=jameslyFB
https://www.youtube.com/watch?v=ATr3ZWXS_74&ab_channel=GabryStep