Disa lidhje përfundojnë keq në mënyra që askush nuk mund t’i kishte parashikuar.
Por, në anën tjetër, ka shumë shenja që shfaqen herët e tregojnë se fundi po vjen, transmeton Telegrafi.
Në fakt, nëse dëshironi të dini nga çfarë të keni kujdes, ju duhet t’i shikoni disa shenja qysh në takimin e parë.
Më poshtë i keni disa shenja që sugjerojnë se ndoshta më mirë është të mos dilni me dikë prapë.
Ai flet më shumë sesa që dëgjon
Disa njerëz flasin shumë kur janë nën stres, por nëse në takimin e parë ai vazhdimisht flet, kjo nuk është shenjë e mirë.
Veprimi i tillë sugjeron se ai ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes ose edhe mund të jetë narcisist, dhe vështirë se ju japin prioritet në lidhje.
Flet për ish- partneren
Ish- partnerja asnjëherë nuk duhet të jetë pjesë e bisedës. Nëse e gjeni veten duke dëgjuar histori për “ish- partneren”, atëherë partneri juaj ende nuk është shëruar nga ndarja e fundit. Kjo nënkupton se emocionalisht ai nuk është në dispozicion, andaj edhe s’është kandidat i mirë për lidhje.
Kërkon tretman special
P.sh. ai e bën jetën të vështirë për kamerierin duke i kërkuar diçka që nuk është në meny. Nëse e bën këtë, atëherë keni gjetur dikë që mendon se çdo gjë sillet rreth tij. Ky nuk është lloj i personit që bëhet partner i mirë.
Ankohet për punën, familjen, miqtë dhe botën në përgjithësi
Koha juaj është shumë e çmueshme për ta shpenzuar me dikë që i pëlqen të ankohet çdo herë që e ka mundësinë. Mos krijoni lidhje me një person negativ. /Telegrafi/