Shëndeti i gojës e parashikon shëndetin e çdo pjese tjetër të trupit.
Është e rekomandueshme që të pastroni dhëmbët çdo ditë dhe të vizitoni dentistin të paktën një herë në vit, transmeton Telegrafi.
Teknikisht, duhet të pastroni dhëmbët me pe të paktën një herë në ditë dhe t’i shpërlani me pastrues goje para gjumit.
Sidoqoftë, mos mbajtja e higjienës së gojës, mund të sjell dëme të pabesueshme, si:
Stresin
Higjiena e dobët orale kontribuon në pezmatim dhe e përkeqëson gjendjen psikologjike të njeriut.
Diabetin
Goja e tharë dhe nivelet e larta të baktereve mund të përkeqësojnë sëmundjet prezente, si diabetin.
Probleme me aftësi njohëse
Disa studime tregojnë që higjiena e dobët orale e rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer, si dhe sjell problema tjera në aftësinë e funksionimit të trurit.
Sëmundjet e zemrës
Bakteret në gojë mund të bëjnë që patogjenet të ndihmojnë në ndërtimin e mureve në arterie. Muret e arterieve e rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/