Gënjeshtrat seksuale
Nëse nuk jeni besnik/e ndaj partnerit dhe e gënjeni apo fshihni ndonjë aferë seksuale me dikë tjetër, atëherë askush nuk mund ta shpëtoj lidhjen tuaj, transmeton Telegrafi.
Në fakt, asnjë person në botë nuk e toleron një partner tradhtar për tërë jetën.
Nëse partneri e kupton që në lidhjen tuaj është edhe një person i tretë, atëherë jeni në telashe të mëdha.
Gënjeshtrat financiare
Si çift, çdo njëri nga ju duhet t’i ndaj me tjetrin të ardhurat dhe investimet. Nuk duhet të gënjeni për asnjë detaj dhe çdo gjë duhet të diskutohet hapur.
Çështjet që ndërlidhen me para dhe të ardhura zakonisht bëhen shkaktar i argumenteve dhe fjalosjeve pas martesës, prandaj duhet ta trajtoni këtë problem me kujdes.
Gënjeshtrat emocionale
Nëse jeni duke gënjyer për ndjenjat dhe emocionet vetëm për ta kënaqur partnerin, atëherë lidhja nuk do të zgjasë edhe shumë. Në fakt, gënjeshtra të tilla e lëndojnë shumë partnerin dhe e prishin lidhjen.
Gënjeshtrat për shoqërinë etj.
Nëse jeni duke e gënjyer partnerin se ku ndodheni dhe nuk i tregoni se me cilët shokë/shoqe jeni, atëherë ka mundësi të futeni në telashe.
Është e qartë se mund t’i tregoni partnerit se keni dalë me shoqëri dhe t’i tregoni hollësisht se me kë. /Telegrafi/