Telegrafi

Katër gazetarët të angazhuar në nxitjen e dhunës

Komisioni njoftoi se kjo kërkesë është bërë “pas të dhënave dhe informacioneve të sigurta, të disponuar prej tij, se veprimtaria e katër shtetasve të mësipërm ka lidhje me angazhimin e tyre, në nxitjen dhe inkurajimin e veprimeve të dhunshme, kriminale, të datës 21 janar , të bëra, për të përmbysur rendin kushtetues”.

Pas këtij vendimi të komisionit hetimor për të sekuestruar tabulatet telefonikë të katër gazetarëve, përfaqësuesit e medias në Shqipëri deklarojnë se liria e fjalës është në rrezik. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në një deklaratë publike, vendimin e cilësoi si cenim të të drejtës themelore për privatësi dhe kërcënon hapur kolegët për t’i i mplikuar ata në përballjen e egër e politike që aktualisht pozita dhe opozita ndajnë në realitetin e përditshëm politik”.

Televizioni Top Channel, në një reagim publik e cilësoi këtë vendim si kërcënim ndaj integritetit profesional të gazetarëve.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dëshmon të martën në komisionin hetimor parlamentar. Komisioni filloi ciklin e dëshmive me fjalën e djeshme të kryeministrit Berisha ndërkohë që pritet të dalin para komisionit të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit.

Të mërkurën pritet të dëshmojnë kryetari i shërbimit informativ Bahri Shaqiri dhe kryeprokurorja Ina Rama, më 3 shkurt presidenti Bamir Topi, më 4 shkurt drejtori i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe komandanti i gardës republikane Ndrea Prendi. Më 5 shkurt pritet të dëshmojë kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli.

Por, Partia Socialiste ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetues të komisionit hetimor të ngritur me votat e shumicës në Kuvend. Kërkesa është dorëzuar në gjykatë nga përfaqësuesi socialist Taulant Balla. /Telegrafi/