Veç kësaj, nuk jeni të detyruara të krijoni gjithë dukjen tuaj, ato janë financiarisht dukshëm më të qasshme nga fundet, bluzat, apo pantallonat dhe fanellat
Damat në tepih të kuq në gjithë planetin gjithnjë e më shumë bartin fustane valëvitës, dezenë lulesh të cilat e zbukurojnë figurën femërore, transmeton Telegrafi.
Më e mira nga të gjitha është që pikërisht këto fustane mbulojnë shkëlqyeshëm të metat, andaj i rrinë mrekullueshëm çdo figure.
Për ju kemi ndarë 5 fustane verore më të mira:
1. Fustani valëvitës deri te gjunjët
Motivet me lule, ngjyrë pasteli dhe material valëvitës janë shenja mbrojtëse e fustaneve trend të këtij viti. Fustani i shkurtër veror kësaj here është “i zgjatur” deri te gjunjët. Materialet e tejdukshme bien lehtë sipër trupit, duke i dhënë dozë shtesë feminitetit.
2. Fustani i gjatë me shkopsitje
Fustani i gjatë i hirtë me shkopsitje është i shkëlqyeshëm për dalje në orët e pasdites, por edhe në orët e mbrëmjes. Thekson perfekt atributet femërore, ndërkaq figurës i jep dukje perfekt.
3. Fustani me një sup
Fustani me një sup është zgjedhje e vërtetë për damat të cilat duan të duken joshëse këtë verë. A do të zgjidhni fustan të shkurtër apo të gjatë, varet nga ju!
4. Fustani joshës deri te thembrat
Fustani i gjatë, valëvitës, joshës… Lirinë më të madhe të lëvizjes femra mund ta ndiejë vetëm kur ka të veshur fustan valëvitës të gjatë i cili nuk kufizon as në lëvizje, as në bel. Femrat e të gjitha tipave të trupit mund të bartin këtë fustan, i cili do t’u rrijë në mënyrë fantastike.
/Telegrafi/