Pajisjet e Apple pritet të përditësohen me iOS 15, siç janë iPad OS 15, Watch OS 8, ndërsa këto përditësime do të ndodhin më 20 shtator, disa ditë para prezantimit të iPhone 13.
Versioni më i ri i sistemit operativ iOS do të shtojë funksionet e reja për FaceTime, Messages si dhe funksionin LiveText, transmeton Telegrafi.
Me azhurnim, pronarët e iPhone dhe iPad mund të përdorin përmirësimet që janë bërë në FaceTime, përfshirë shtesën për hapësirën e tingullit dhe funksionet për zvogëlimin e zhurmës me të cilën largohen tingujt e padëshirueshëm që vijnë nga prapavija.
Janë përmirësuar aplikacionet Messages që shtoi funksionet e reja “ndajmë me ju” që lehtëson përcjelljen e fotografive, muzikës dhe artikujve të ndryshëm të lajmeve që shpërndahen.
Apple gjithashtu ka ndërruar njoftimet, me një vegël të re për kontrollin se si duhet të pranojmë paralajmërimet. Regjimi i ri “Focus” ju mundëson të shkyçni të gjitha paralajmërimet, përveç aplikacioneve dhe njerëzve për të cilët dëshironi të dëgjoni çdo të re, e mund të përpiloni një profil të veçantë pune.
E një prej karakteristikave më intriguese të iOS 15 është Live Text, që përdor kamerën për skanimin e informacioneve tuaja. Për shembull, në një tabelë të bardhë mund të shfaqet teksti i shkruar me të cilin vendosni nëse dëshironi ta ndani. /Telegrafi/