Site icon Telegrafi

Katër frizura të cilat rinojnë femrat e moshës mbi pesëdhjetëvjeçare: Është e sigurt që heqin vitet nga fytyra juaj!

Vitet e pjekurisë kanë disa përparësi, njëra ndër to është ajo që trendët e frizurave nuk ndryshojnë aq shpesh si në ditët e rinisë

Frizurat, të cilat e kanë forcën t’ia kthejnë fytyrës rininë, i parapëlqejnë edhe shumë dama të famshme, ndërkaq ne po ju prezantojmë disa nga to, transmeton Telegrafi.

Frizurat pixie

Aktorja e famshme Sharon Stone (62) edhe në decenien e shtatë e tërheq vëmendjen me dukjen e saj, ndërkaq kohë më parë është “shpërblyer” me një numër të madh komplimentesh për shkak të frizurës së re piksi e cila e rinon. Ndërkaq aktorja legjendare e bart në mënyrë të përsosur.

Jennifer Aniston, Julia Roberts, Jennifer Lopez, Salma Hayek, Julianne Moore, Sandra Bullock janë prova se modelet “rinore” nuk kanë kufij kur bëhet fjalë për moshën.

Gërsheti i çrregullt

Salma Hayek kohë më parë ka treguar të ashtuquajturën frizurë “messy” – gërshetin e të shkujdesur për të cilin ka marrë shumë komplimente.

Frizurat të cilat rinojnë më së shpeshti i bart diva latine Jennifer Lopez, për shkak të së cilës rrallëkush i ka thënë se i ka 51 vjet.

53-vjeçarja Nicole Kidman frizurën e vet e ka freskuar me xhufka të lëshuara në mënyrë joshëse mbi fytyrë.

Balluket

Balluket janë mënyrë e shkëlqyeshme që t’i hiqni vitet nga fytyra, ndërkaq dëshmi për këtë është aktorja holivudiane Halle Berry.

Flokët e gjatë të prerë në shtresa dhe rrathët e zbërthyer të cilët mbulojnë rrudhat dhe në plan të parë nxjerrin sytë, janë zgjedhje e shkëlqyeshme…

Flokët e prerë në shtresa

Meqenëse me kalimin e viteve flokët bëhen më të thata, kuroni me preparate të cilat do t’i ushqejnë dhe hidratojnë mirë.

Modelet e dikurshme katie Austin duke treguar me krenari flokët e shkëlqyeshme dhe të harlisur, pikërisht rezultati është frizura në shtresa.

/Telegrafi/

Exit mobile version