Edhe katër foshnje të porsalindura kanë ndërruar jetë në Klinikat e Shkupit. Foshnjet kanë lindur parakohe dhe të njejtët janë vendosur në inkubator për të siguruar kushte bazike për jetë të shëndoshë pas lindjes.
Merret vesh se mjekja pediatër kujdestare nuk ka qenë në vendin e punës dhe se motrat medicinale e kanë thirrë për ndihmë menjëherë sa është përkeqësuar gjendja e fëmijës së parë. Mjekja ka dalë nga vendi i punës, një orë pasi e ka filluar ndrrimin, njofton TV Sitel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Klinika për Gjinekologji kanë njoftuar se është krijuar komision pune që duhet të shqyrtojnë problemin dhe të gjejnë fajtorët.
Ky komision është duke përgatitur raport për të gjetur fajtorin e vdekjes. Këtu do të vërtetohet a është shkaku i mos-kujdesit apo shkaqet janë biologjike. /Telegrafi/