Telegrafi

Katër fëmijë të vdekur në Sukth të Durrësit

Robert Xheka, 13 vjeç, Vilson Xheka,11 vjeç, Kasandra Xheka 9-vjeçare dhe Nertila Xheka 6 vjeç dyshohet se kanë vdekur si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Fëmijët u gjetën të vdekur nga nëna e tyre e cila punonte si këngëtare në Tiranë.

Fëmijët ishin vetëm gjatë natës pasi nëna e tyre, e divorcuar, punonte në Tiranë dhe është kthyer në shtëpi rreth orës 02.30 minuta të mëngjesit të së enjtes.

Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po bën hetimet. Nuk ka ende njoftim zyrtar nga policia për rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së katër fëmijëve. /Telegrafi/