Katër familje rome, me gjithsej 18 persona, janë kthyer vullnetarisht në Kosovë, pas 16 vjetësh qëndrimi në kampin “Konik 2” në Podgoricë.
Kampi “Konik 2” i cili është ndërtuar në vitin 2000, si zgjedhje e përkohshme për të akomoduar rreth 60 familjet e romëve dhe egjiptianeve të cilët u larguan nga Kosova në vitin 1999, do të mbyllet, kanë bërë të ditur nga Drejtoria për Refugjatë dhe UNHCR-ja.
Katër familjet e lartpërmendura ishin të fundit në këtë kamp.
Drejtoria për kujdes të refugjatëve dhe UNHCR-ja, me mbështetjen e OSBE-së , Këshillit Danez për Refugjatë, Kryqit të Kuq dhe Delegacionit të BE-së për Malin e Zi në bashkëpunim me autoritetet në Kosovë kanë punuar në një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme, për banorët e këtyre kampeve, shkruan Vjesti, transmeton Klan Kosova.
Deri më tani përmes këtij programi rreth 3000 persona janë kthyer vullnetarisht në Kosovë.