Telegrafi

Katër emra në radarin e Real Madridit për pasardhës të mundshëm të Carlo Ancelottit

Real Madridi ka katër në listë për pasardhës të Carlo Ancelottit i cili do të largohet verën e ardhshme.

Sipas Cadena SER, emra në listën e Florentino Perez janë Xabi Alonso, Raul, Alvaro Arbeloa dhe Roberto De Zerbi.

Spanjolli Alonso mbetet kandidati më i fortë për të marrë drejtimin e klubit dhe shihet shumë i avantazhuar se Raul apo Arbeloa.

Sa i përket De Zerbit, ky është opsioni nën radar që mund të fitojë vrull nëse gjërat nuk funksionojnë me emërimin e Xabi Alonsos.

Si Xabi Alonso ashtu edhe Roberto De Zerbi po bëjnë një punë fantastike te Bayer Leverkusen dhe Brighton respektivisht.

Sa për Raul dhe Arbeloa, ata aktualisht drejtojnë Real Madrid Castillan dhe Real Madrid U19.

Real Madrid nuk ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me trajnerin e tyre të ardhshëm. Ata do ta bëjnë këtë në fund të sezonit përpara se Carlo Ancelotti të largohet nga klubi për në kombëtaren e Brazilit. /Telegrafi/